'Mbushi pistoletën dhe tentoi të më qëllojë', gazetari i Report Tv, rrëfen kërcënimin në Laç
  • 6 years ago
Gazetari i Report Tv, Julian Shota, ka rrëfyer momentin kur u kërcënua me jetë nga Llesh Buraku, 53-vjeç nga Laçi. Pronari i lokalit të cilit i ishte vendosur tritol orët e para të mëngjesit të sotëm, tentoi të mbante të fshehtë ngjarjen, duke iu kërkuar përfaqësuesve të medias të mos e pasqyronin atë, pasi një gjë të tillë, sipas tij, do ta bënte edhe policia.Shota tregon momentin e përballjes me Burakun i cili ka nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë, e ka mbushur dhe ia ka drejtuar gazetarit të Report Tv, duke tentuar ta qëllojë. Ngjarja e cila mund të kishte një bilanc tragjik, është parandaluar falë ndërhyrjes së disa personave të tjerë, të cilët i kanë bllokuar armën 53-vjeçarit.
Recommended