Pa Gjurme- Dashuria me gjeorgjianen/ Emigranti rrëfen si ajo i vodhi lekët dhe e braktisi
  • 5 years ago
Pjesa e pare Dt 21 Shkurt Pa Gjurme- Dashuria me gjeorgjianen/ Emigranti rrefen si ajo i vodhi leket dhe e braktisi
Në emisionin e "Pa gjurmë", mbrëmjen e sotme ka ardhur e trajtuar historia e një babai, i cili pas 15 vitesh bashkëjetësë me bashkëshorten gjeogjiane ku çifti pati marrëdhënue shumë të mira, papriturur ajo vendos të largohet nga shtëpia duke braktisur Laertin, të shoqin e saj, ndërsa me vete mori dhe dy fëmijët e tyre duke u larguar fshehurazi në drejtim të paditur.

41-vjecari nga Tepelena, Laerti kishte emigruar që herët drejt Greqisë, në kohën e ndryshimevetë mëdha për shqiptarët, në vitin 1990-të. Bashkë më shokët e gjimnazit ato emigrojnë drejt Greqisë nga mali për një jetë më të mirë. Atje qëndrojnë rreth 3 muaj dhe punon në bujqësi. Gjatë kësaj kohe ai njihet me Shpresën, bashkëshorten e tij të parë. 15 vite zgjati kjo martesë dhe çifti ndahet. Laerti nis sërish emigrimin drejt Athinës e pas stacionohet në Pire në vitin 2000. Ky ishte viti kur Laerti me Ninon shtetasen e huaj nijihen së bashku, dhe me të cilin fillojnë dhe bashkëjetësën. Laerti nis punë në ndërtim kurse Nino ishte e papunë . Marrdhenia mes Shqiptarit nga Tepelena dhe gjeorgjanes ishte e mirë deri në momentin që në marrëdhënien e tyre nuk ndikoi e ëma e Ninos dhe motra e saj. Laerti dhe Nino vendosin të martohem dhe në jetë vijnë dy fëmijët e tyre, Thomas në vitin 2004 dhe Ema në vitin 2007.

Laerti kthehet në Shqipëri në vitin 2010 për të rinovuar disa dokumenta e më pas rikthehet përsëri në Greqi. Me t?u kthyer atje, por bashkëshortja Nino kishte thurur një plan. Ishte data 5 shtator 2012 kur e shoqja e përcjell Laertin për në punë, në mëngjes herët. Ai del nga banesa Nino bën gati valixhen, i merr të gjitha paratë bashkëshortit afro (4-mije euro) dhe bashkë me fëmijët dhe sendet e tyre largohet nga shtëpia. Kur Laerti kthehet nga puna e gjen shtëpinë bosh. Shkon të bëjë denoncimin në polici për rrëmbimin e fëmijëve nga bashkëshortja, por denohet me një 1-vit burg pasi ishte pa dokumenta

Laert Kasemi vendosi të rrëfente mbrëmjen e sotme para gazetares Odeta Dume, historinë e trishtë se si pas braktisjes nga e shoqja prej 7 vitesh vuan mungesën e tyre është në kërkim të dy fëmijëve të tij, për të ditur të vërtetën rreth fatit të tyre.
Recommended