Operacioni sekret/ 20 oficerë të Antiterrorit, dëbojnë diplomatët spiunë të Iranit

  • 4 years ago
Irani i solli si diplomatë, Shqipëria i dëbon si të përfshirë në spiunazh. Top Channel ka mësuar se nën masa të forta sigurie dhe në sekret të plotë oficerët e Drejtorisë së Antiterrorit dhe SHISH, mbrëmjen e të shtunës, dëbuan diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast.


Burime në dijeni të këtij operacioni dëbimi i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se 20 oficerë të Drejtorisë së Antiterrorit, shoqëruan të dy diplomatët sëbashku me familjet e tyre nga apartamentet ku banonin në drejtim të Rinasit.

Disa ditë më parë Ministria e Europës dhe punëve të Jashtme tha se dy diplomatët Iranian, shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre.

Mohammad Ali Arz Peimanemati, ishte Konsulli i Ambasadës Iraniane në Shqipëri. Me një të kaluar aspak diplomatike, por i caktuar i tillë, me një qëllim tjetër krejt të kundërt me atë çfarë duhet të bëjë një diplomat. Ai ishte anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit. ?QUDS?.

Seyed Ahmad Hosseini Alast, mbate postin e atashehut kulturor, por me ndihmën e partenerëve ndërkombëtar Drejtoria e Antiterrorit dhe SHISH morën të dhëna se Alast kishte mbajtur poste të larta në Gardën Revolucionare të Republikës Islamike.

Shqipëria shpalli non grata në Dhjetor 2018 edhe Gholamhossein Mohammadnia ambasador i Iranit Shqipëri nën dyshimin se ishte agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke e dëbuar.

Të njëjtin fat pati edhe Mostafa Roudaki, një tjetër diplomat ish-sekretar i Ambasadës së Iranit në Shqipëri duke u dëbuar po në dhjetor 2018.
Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Mattheë Palmer në takimin me ambasodoren e re amerikane Yuri Kim e vlerësoi, si ?qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin? dëbimin e dy diplomatëve. Po ashtu edhe DASh përshëndeti dëbimin e tyre nga Tirana.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MohammadAliArz#SeyedAhmadHosseini#TopChannel

Recommended