Fondi sekret grek? Jazexhiu: Italia ka një fond edhe më të madh, Turqia bën të njëjtën gjë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Historiani Olsi Jazexhiu i ftuar në "360 Gradë" në Ora News tha se çështja e fondit sekret grek nuk është ndonjë lajm i madh, pasi të njëjtën gjë bëjnë edhe shtete të tjera.

Jazexhiu: Fonde sekrete në Shqipëri nuk japin vetëm grekët. Japin italianët që kanë një fond shumë të madh. Nëse Greqia financon kishat ortodokse, Italia financon kishat katolitike. Nëse është kreu i Kishës Ortodokse është një grek, kemi peshkopët që janë jo shqiptarët. Unë nuk mendoj që kreu i Kishës Ortodokse përbën një problem shumë të madh.

Kisha autoqefale në Shqipëri u krijua me dhunë në kohën e Zogut sikundër u krijua me dhunë Komuniteti Mysliman. Fan Noli ishte një nga lojtarët. Ishin të parët austro-hungarezët që donin të shkatërronin kompakticitetin e myslimanëve shqiptarë dhe ortodoksëve. Që ekziston një fond grek nuk është gjë e madhe. Fondi më i madh është ai i amerikanëve dhe Soros.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fondi-sekret-grek-jazexhiu-italia-ka-nje-fond-edhe-me-te-madh-turqia-ben-te-njejten-gje
Recommended