Pse ende mbesin të shtrenjta fluturimet me avion në Kosovë ?

  • 4 years ago
Edhe pse vazhdimisht ka trend të rritjes së numrit të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, çmimet e biletave për fluturime nuk po shënojnë rënie sikur në disa prej vendeve të rajonit.


Për të pasur ulje të biletave, aviokompanitë ajrore kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të subvencionojnë çmimet e biletave sikur që ndodhë në Maqedoninë e Veriut, prej 9 deri 11 euro për një udhëtar.

Zëdhënësja e aeroportit ?Adem Jashari?, Valentina Gara thotë në një intervistë për KosovaPress, se aeroporti vazhdimisht është duke bërë maksimumin që të sjellë kompani të reja ajrore por edhe të shtoj frekuencën në destinacionet ekzistuese për rritjen e konkurrencës që do të ndikonte në uljen e çmimeve të biletave.

?Edhe pse çmimet e biletave rregullohen varësisht nga kërkesat e tregut, arsyeja pse disa nga udhëtarët tanë të cilët shfrytëzojnë Aeroportin e Shkupit, është se Qeveria e Maqedonisë ka subvencionuar kompanitë ajrore të cilat operojnë në Aeroportin e Shkupit. Këtë e ka bërë me qëllim që ata të kenë një zhvillim të turizmit më të madh. Nëse një model i njëjtë ose praktikë e njëjtë do të aplikohej edhe për kompanitë ajrore të cilat operojë në Aeroportin e Prishtinës, gjithsesi se do të kishte ndikim dhe do të kishim një ulje të çmimit të biletave?, deklaron Gara.

Zëdhënësja e aeroportit thotë se ka një trend të rritjes së udhëtarëve, edhe pse muajin shkurt 2019 ka pasur bankrotim të kompanisë ajrore ?Germania?, e cila ka pasur një pjesë mjaft të madhe të tregut, më pas në muajin shtator është bankrotuar edhe kompania tjetër ajrore ?Adria Airëays?, të cilat kanë pasur diku 25 përqind të tregut Kosovar dhe shërbimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#AdemJashari#TopChannel

Recommended