Ora News - Pse vonohen fluturimet? AAC: Shkak difektet teknike, trafiku dhe sezonaliteti
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni për Integrimin Europian i kërkoi shpjegim autoritetit të aviacionit civil për të sqaruar problematikën e vonesave të fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Në përgjigjen e tij për këtë komision, drejtori Krislen Keri shpjegon se vonesat kanë ekzistuar prej vitesh dhe më së shumti kanë ndodhur tek kompanitë italiane dhe lidhen me problematike teknike të avionëve që për efekt sigurie nuk janë lejuar të ngrihen në fluturim. Ndikim ka pa tur edhe rritja e numrit të fluturimeve si paojë e sezonit me shumë lëvizje dhe trafiku në aeroportet ku këto fluturime kanë patur destinacionin.

Autoriteti i Aviacionit Civili vëren edhe problmatika lidhur me udhëtarët shqiptarë si mungesa e informacionit për tu mbrojtur në rast se fluturimi shtyhet apo anulohet. Kjo ndodh sepse nuk janë zbatuar në mënyrën e duhur parashikimet ligjore nga ana e Autoritetit të Aviacionit Civil.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka marrë masat për informimin e udhëtarëve shqiptarë në lidhje me atë që ata duhet të dinë sipas ligjit nëse u ndodh që fluturimi i tyre të shtyhet apo anulohet dhe gjithashtu nga verifikimet ka rezultuar se kompanitë me më shumë problematikë janë kompanitë të licensuara nga autoritetet italiane si Blue Panorama dhe Ernest.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pse-vonohen-fluturimet-aac-shkak-difektet-teknike-trafiku-dhe-sezonaliteti
Recommended