Ekonomia gjermane rritje më e vogël – Shkak lufta tregtare dhe konfliktet globale
  • 4 years ago
Gjermania do të shënojë rritje ekonomike edhe këtë vit, por shumë më pak se në vitet e mëparshme.


Enti Statistikor në Gjermani ka publikuar të dhënat e fundit, të cilat tregojnë një ulje të prognozës së rritjes e kjo për shkak të luftërave tregtare, konflikteve globale dhe koniunkturës më të dobët botërore. Ekspertët thonë se dobësimi i industrisë gjermane në vitet e fundit i ka prekur deri tani shumë pak fushat tjera. Për këtë arsye, siç mendojnë ata, ky dobësim ekonomik dallon nga ai i viteve 2011 ? 2013, kur Gjermania ishte e prekur nga kriza e eurozonës.

Enti i Statistikave pohon se industria gjermane, si kampione në eksport, ka pasur probleme serioze gjatë vitit të kaluar. Grindjet tregtare dhe drama me Brexitin i kanë lëkundur konsumatorët dhe kanë frenuar investimet. Industria e automjeteve, makinerive, elektroindustria dhe industria kimike kanë qenë më të prekurat. Megjithatë, pavarësisht një frenimi të pritshëm, Gjermania është shumë larg recesionit. Florian Hense nga Berenberg Bank thotë se brenda dy viteve të ardhshme, gjendja me shumë gjasë do të përmirësohet dhe rritja ekonomike të kthehet në nivelin prej 1,5 %. Rënia e tregtisë botërore e ka prekur Gjermaninë më shumë se asnjë vend tjetër. Por trendi aktual është solid., shprehet ai. Ndërkohë ne vend po shtohet numri I të moshuarve mbi 80 vje?5, e kjo do të thotë se do të shtohen shpenzimet sociale, ato për pensione dhe sigurinë shëndetësore, dhe të gjitha këto mund të influencojnë edhe zhvillimet ekonomike në vend.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Germany#Economy#TopChannel
Recommended