4 years ago

Lufta tregtare Kosove–Serbi

RTV KLAN
RTV KLAN
Serbia eksporton mbi gjysmë miliardi euro mallra në Kosovë. Pavarësisht konflikteve dhe luftës, tregtia kurrë nuk ka ndaluar. Por, rritja e taksave për 10 për qind nga Kosova u bë problem pasi serbët kërkojnë zgjidhje, ndryshe nuk ka dialog. Takimet e Brukselit e lanë të nënkuptohej se ishte sërish një lloj dështimi. Por, presidentët e të dyja vendeve, pritet të takohen në Francë.

Në dhomën e tregtisë së Serbisë, thonë se të dy ekonomitë janë të lidhura dhe një pjesë e prodhimeve në Kosovë lëndën e parë e kanë në Serbi.

Nenad Gjurgjeviç, Këshilltar për rajonin, Dhoma e Tregtisë Beograd: Politika përfundimisht ndikon në sigurinë e biznesit. Jemi të vetëdijshëm që vitin e fundit ka qenë më e vështirë. Ne kemi bërë apel që të hiqet taksa, kjo pasi do të ndikoj tek prodhimet edhe në Kosovë. Kemi shumë biznese që janë të interesuara për të investuar në Kosovë, por me këtë dëmtohen vetëm ata që duan të punojnë legalisht.

Përjashtim nga këto masa kanë kërkuar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës-bizneset kanë shpesh treg të vetëm Kosovën.

Shaip Kamberi, Kryetar i Bujanovcit: Këto masa ekonomike nuk janë vendosur për herë të parë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, ekonomia më parë ishte përmendur si i vetmi kanal komunikimi që tejkalon paragjykimet.

Tv Klan

Browse more videos

Browse more videos