Aktakuzë ndaj 2 shtetasve rus! Tentuan të hynin në Kosovë në rrugë të paligjshme
  • 4 years ago
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ngriti të martën aktakuzë ndaj dy shtetasve rus, të cilët u kapën nga policia e Kosovës gjatë një përpjekjeje për të hyrë nga Serbia në Kosovë, në rrugë të paligjshme.


Sipas policisë, ata kishin provuar të hyjnë në Kosovë nëpërmjet vendkalimit kufitare në Jarinjë në veriun e vendit, por ishin kthyer prapa për mungesë të vizës. Dy shtetasit rusë, Igor Krasikov dhe Marina Krasikova, nuk janë dorëzuar, por kanë hyrë në Kosovë përmes një rruge anësore me një makinë që mbante targa regjistrimi të qytetit të Cetinës në Malin e Zi.

Ata janë arrestuar nga një patrullë e policisë, e cila ka konfiskuar makinën e marrë me qira në Mal të Zi Valon Preteni nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë se ?Aktakuza është ngritur për veprën penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare .

Me urdhër të prokurorit, dy personat janë në arrest 24 orësh dhe të martën pritet që çështja të shqyrtohet nga një gjykatë në Mitrovicën e Veriut. Prokurori ka kërkuar gjobitjen e tyre dhe më pas pritet edhe dëbimi nga Kosova. Rusia, një aleate e vjetër e Serbisë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008. Qytetarët rusë duhet të pajisen me vizë për të hyrë në Kosovë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#Jarinje#TopChannel
Recommended