Rrëzimi i avionit në Iran, arrestohen disa persona

  • 4 years ago
Disa persona janë arrestuar në Iran në lidhje me rrëzimin aksidental të avionit ukrainas të pasagjerëve. Një zëdhënës i qeverisë iraniane tha se hetimi mbi aksidentin vazhdon, por nuk dha më shumë detaje.


Presidenti Hassan Rouhani tha se hetimi do të mbikqyrej nga një trupë speciale. Avioni i Ukrainian International Airlines, PS752, u rrëzua pak pas nisjes në fluturim nga Teherani, të mërkurën e shkuar, duke i marrë jetën 176 personave në bord. Pjesa më e madhe e tyre ishin shtetas iranianë dhe kanadezë.

Për tre ditët e para pas incidentit, Irani mohoi që forcat e tij të armatosura të kishin qëlluar avionin dhe tha se mund të kishte patur një defekt teknik. Por ndërsa provat shtoheshin, Rojat Revolucionare thanë se operatori i një sistemi mbrojtjeje nga raketat e kishte ngatërruar avionin për një raketë kruiz amerikane dhe kishte qëlluar. Presidenti Rouhani nënvizoi se ngjarja tragjike nuk duhej tu faturohej vetëm individëve që tërhoqën këmbëzën. Forcat e armatosura të Iranit pranuan gabimin e tyre dhe ky është një hap pozitiv ? shtoi ai. Ne duhet të garantojmë njerëzit se kjo nuk do të ndodhë më?.

Mbrojtja ajrore iraniane ka qenë në gatishmëri të lartë që kur vendi lëshoi dhjetëra raketa balistike mbi bazat amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Soleimani në një sulm me dron në Bagdad.

Pranimi i përgjegjësisë ka shkaktuar një valë zemërimi në Iran dhe protestuesit kanë mbushur rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera për të denoncuar pushtetarët, përfshirë liderin supremAjatollahun Ali Khamenei.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HassanRouhani#Iran#TopChannel

Recommended