Protesta serbe në Graçanicë/ Në mbështetje të Kishës Ortodokse serbe

  • 4 years ago
Disa qindra qytetarë serbë të Graçanicës morën pjesë në një marshim proteste të organizuar nga grupime të rinjsh, me mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.


Qëllimi i tubimit ishte mbështetja e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Protestuesit pretendojnë se Kishës Ortodokse Serbe i janë shkelur të drejtat në këtë vend me Ligjin për lirinë fetare që u miratua në 26 dhjetor. Qytetarët serbë marshuan nga Shtëpia e Kulturës deri te Manastiri i Graçanicës, ku u mbajt një ritual fetar lutjesh.

Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, tha se qytetarët e mbledhur në Manastirin e Graçanicës shprehin solidaritetin dhe mbështetjen vëllazërore me udhëheqësit fetarë të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe me popullin besimtar atje.

?Për këtë arsye, sot dhe nga ky vend I bëjmë apel autoriteteve në Mal të Zi, që të dëgjojnë zërin e shumicës së popullit të vet dhe kishës së vet?dhe të tërheqin ligjin e kontestuar dhe t?i respektojnë të drejtat dhe liritë e Kishës tonë në Mal të Zi?, tha Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije.

Protestat në Mal të Zi, të organizuara nga Kisha Ortodokse Serbe, në kundërshtim të miratimit të Ligjit për lirinë fetare, patën nisur tre ditë para se ky ligj të miratohej në 27 dhjetor. Sipas këtij ligji, ?të gjitha objektet fetare, të cilat kanë qenë pronë e shtetit të Malit të Zi, para humbjes së pavarësisë së saj në vitin 1918, e që më vonë nuk kanë kaluar në formë juridike në pronësi të ndonjë bashkësie fetare, do të njihen si pronë shtetërore dhe do të shënohen si thesar kulturor?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Proteste#KishaOrtodokse#TopChannel

Recommended