Mesazhi i Kishës Katolike: Hakmarrja është fitorja e dashurisë, jo të vrasësh atë që të ka vrarë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Vrasjet që kanë tronditur Shqipërinë javët e fundit janë përcjellë me shqetësim edhe nga kisha Katolike. Nga kremtimi i meshës së Shna Ndout në fshatin Vrakë, arqipeshkëvi i Shkodrës imzot Angelo Massafra dënoi marrjen e jetës dhe tha se hakmarrja që na mëson Zoti është falja dhe mëshira.

Imzot Angelo Massafra: Hakmarrja është fitorja e dashurisë, e drejtësisë, jo t'i bësh të keqen atij që të ka bërë të keqen. Jo të vrasësh atë që të ka vrarë

Një tjetër fenomen që e ka shqetësuar arqipeshkvin duke e quajtur plagë të shoqërisë tonë, është braktisja e prindërve dhe marrja e rrugëve të emigrimit nga fëmijët.

Edhe plaga e korrupsionit është një tjetër moment që ai e shfrytëzoi për të na kujtuar vlerën e vërtetë që duhet të ketë jeta e njeriut.

Imzot Angelo Massafra: Korrupsioni na bën që të vuajmë. Çdo njeri ka përgjegjësi e duhet të bëhet më human.

Kremtimi i meshës vjen pas përmbylljes së rrugëtimit të 13 të martave të Shna Ndout në këtë objekt kulti shekullor siç është kisha e Shën Gjonit në Rrashkullaj.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/mesazhi-i-kishes-katolike-hakmarrja-eshte-fitorja-e-dashurise-jo-te-vrasesh-ate-qe-te-ka-vrare

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended