Report Tv - Gjirokastër/ Shembet muri anësor i kishës ortodokse në Nokovë

  • 5 years ago
Kisha ortodokse e Shën Gjergjit në fshatin Nokovë të Gjirokastrës, rrezikon shembjen, pas rrëzimit të murit anësor të saj. Alarmi jepet nga kryeplaku i fshatit, Anest Shupuli si dhe nga banorët e tij, të cilët janë të shqetësuar për fatin e mëtejshëm të objektit 200-vjeçar të kultit. Kryeplaku i fshatit, Anest Shupuli, ka kërkuar ndihmën e mënjëhershme të Ministrisë së kulturës, pasi koha e keqe me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje mund të dobësojë më tej themelet e Kishës.

Ishte ora dy i natës, dëgjova një zhurmë. Erdha me vrap, pashë që ishte rrëzuar muri. Njoftova menjëherë institucionet përkatëse.

Anest Shupuli, kryeplak i fshatit Nokovë

Recommended