Wake Up/ Studiuesit: Kërkojmë njohjen e Ditës së Republikës. Pse Shqipëria nuk e ka?

  • 4 years ago
Konstitucionalistë, studiues dhe historianë kërkojnë që Shqipëria të ketë një datë dhe ditë Republike, ashtu siç e kanë gjithë vendet e tjera. (nesër është 11 janari që dikur ishte festë zyrtare si Dita e Republikës). Shpallja Republikë e Shqipërisë, për herë të parë në histori, ndodhi më 21 janar 1925, në 5-vjetorin e fillimit të Kongresit të Lushnjes. Atë ditë, Asambleja Kushtetuese me deputetët që kishin mbetur pas shtypjes së revolucionit të qershorit, u mblodh në Tiranë, më 21 Janar 1925. Ajo shpalli Shqipërinë Republikë Parlamentare me president, Ahmet Zogun, i cili kishte fuqi të tilla, që shndërronin Republikën Parlamentare në Republikë Presidenciale. Herën e dytë, Shqipëria u shpall Republikë Popullore më 11 janar 1946, për të kaluar në Republikë Popullore Socialiste në vitin 1976. Hera e tretë që u shpall republikë ka qenë më 29 prill 1991.
Qytetarët e Shqipërisë tanimë jetojmë në republikën e tretë. Mirëpo, nuk kanë ndonjë festë, apo rrugë, apo shesh për nder të Republikës, ashtu siç ndodh kudo në vendet republikane nëpër botë.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended