11 janari i vitit 1946, si Dita e Republikës, studiuesit flasin pro dhe kundër

  • 4 years ago
Historianë, studiues edhe anëtarë të 15 organizatave edhe shoqatave shqiptare zhvilluan një konferencë shkencore për të përkujtuar datën 11 Janar të vitit 1946, si Ditën e Republikës së Shqipërisë. Historiani Moikom Zeqo, teksa shpjegon fillesat e shtetit shqiptar që nga viti 1912, tek statuti i parë organik në vitin 1914, e cilësuar si kushtetuta e parë, që përcakton se forma e regjimit do të ishte monarki me Princ Vidin, e më pas Kongresi i Lushnjës në vitin 1920 do t?i paraprinte sërisht monarkisë me katër regjentë. Në vitin 1925 Shqipëria u shpall Republikë Parlamentare me President Ahmet Zogun, deri në vitin 1928 ku Zogu do të vetshpallej mbret edhe Shqipëria monarki. Ndërsa, në 2 dhjetor të vitit 1945 do të zhvilloheshin zgjedhjet e para në Shqipëri, edhe një 11 janar të 1946 u vendos Republika Popullore e Shqipërisë. Këtë datë mendon Zeqo nuk duhet që ta anatemojmë, sepse u vendos gjatë regjimit socialist, por 11 janarin, Ditën e Republikës, duhet ta njohim si festë zyrtare.

Recommended