Kriza në Indi po dëmton industrinë e dasmave!
  • 4 years ago
Dasmat indiane janë të famshme, zgjasin shumë ditë dhe kanë qindra apo edhe mijëra të ftuar.


Por, këtë sezon, shumë familje po reduktojnë shpenzimet edhe pse me këtë rrezikojnë edhe shkallën e tyre sociale. Sidoqoftë, kjo duket se është një pasojë e ngadalësimit të ndjeshëm në ekonominë e pestë më të madhe në botë çka ka bërë që indianët të shpenzojnë më pak kudo, që nga produktet e përditshme e deri tek festimet që bëhen vetëm një herë në jetë?

Rritja ekonomike në indi ka shënuar rënie për të gjashtin vit radhazi dhe papunësia është në nivelin më të lartë të saj në katër dekadat e fundit. Çmimet po rriten po ashtu. Shpenzimet po ulen në gjithçka, që nga shampoja e deri tek telefonët.

Dhe ata që po organizojnë dasmat, po reduktojnë buxhetin duke bërë kursime në shpenzime për veshjet apo listat e të ftuarve. Industria gjigante e martesave në indi vlerësohet se vlen 40-50 miliardë dollarë në vit. Festimet zgjasin deri në një javë dhe përfshijnë funksione të ndryshme, që nga varieteti i kuzhinave, muzikës, performancave të kërcimit por edhe shumë dhurata. Madje, kushdo mund të blejë edhe një biletë për të marrë pjesë në një dasmë indiane. Por këto kohë, përjashtuar super të pasurit, ekstravaganca ka mbaruar dhe prioritet është kursimi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Indi#Dasem#TopChannel
Recommended