Kriza e Covid-19 demton peshkimin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu si shumë sektorë të tjerë, pandemia ka dëmtuar edhe peshkimin. Mbyllja e restoranteve dhe hoteleve per me shume se dy muaj ka ulur ndjeshëm çmimin e peshkut në treg, duke reduktuar të ardhurat për peshkatarët e Pogradecit. Tonin Frroku - Gazetar (nëse një kilogram koran para covid19 shitej me 15 mijë lekë momentalisht e gjen ne treg me 7 mijë deri në 9 mijë. Nëse një kilogram belushkë shitej me 12 mijë sot e gjejmë me gjysmë çmimi)Peshkatarët thonë se kjo gjë i ka futur në krizë pasi ata peshkojnë në mënyrë artizanale dhe nuk mund të kapin më shumë se 3 kilogramë në ditë. BETIM ABAZLLARI - PESHKATAR Situata e vështirë pranohet edhe nga organizata e menaxhimit të peshkimit në këtë zonë. ADRIATIK DOKOLLARI KREU I ORGANIZATËS SË MENAXHIM-PESHKIMITNë liqenin e Pogradecit peshkojnë rreth 200 peshkatarë të licensuar. Aktiviteti i tyre është i lidhur ngushtë me turizmin pasi pjesa më e madhe e peshkut shitet në hotele e restorante.
Recommended