Tërmeti dëmton edhe turizmin, operatorët të shqetësuar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit mund të shoqërohet me dëme edhe më të mëdha, përveç banesave dhe objekteve të dëmtuar. Ai ka cenuar sigurinë e hoteleve në zëmër të Durrësit dhe ky fakt mund të ndikojë në sezonin turistik 2020. Operatorët turistik thonë se partnerët e tyre ndërkombëtarë kanë kërkuar certifikimin e godinave hoteliere me qëllimi vijimin e kontratave të lidhuraSipas agjentëve turistike muaji dhjetor- janar është koha kur partnerët kryejnë inspektimet për kushtet. Ndaj kërkesa e tyre drejt qeverisë është që familjet e strehuara në hotelet në vijën e parë që mbajnë dhe peshën kryesore të sistemohen sa më parë.Paralelisht me këtë situatë edhe shqiptarët që kalojën festat e fudnviti jashtë vendit duket se po hezitojnë të vendosin. Referuar agjencive më të mëdha në treg ka një stepje gati me 40 % më pak prenotime deri më tani, krahasuar me një vit më parë.

Recommended