Termeti i 26 Nentorit demton turizmin ne Durres
  • 4 years ago
Tërmeti i 26 nëntorit ka pasur pasoja për turizmin në Durrës. Sipas drejtuesve të agjencive turistike, turistët e huajt kanë anuluar prenotimet për muajt e fundit.
?Tërmeti i 26 nëntorit ka ndikuar edhe në interesin e të huajve ndaj vendit tonë dhe kryesisht në Durrës ku ka patur mjaft anulime?.
Ndërsa nga viti në vit po rritet numri i shqiptarëve që festat e fundvitit zgjedhin ti kalojën jashtë vendit. Rajoni mbetet destinacioni më i preferuar.
?Ulqini mbetet vendi më i preferuar për këtë vit. Sigurisht edhe vendet e tjera të rajonit. Por edhe Evropa, ka interes?.
Jo vetëm paketat turistike, por edhe ato njëditore po shfrytëzohen nga shqiptarët në këto ditë pushimesh e festash. Sipas INSTAT numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit ka shënuar rritje me mbi 9% krahasuar me një vit më parë.
Recommended