Koçijançiç: Djegia e mandateve dëmton demokracinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç ka komentuar sërish krizën politike në Shqipëri.Nga Brukseli, Koçijançiç ripërsëriti qëndrimin se opozita dhe mazhoranca duhet të përfshihen në dialog.Ajo tha se dorëzimi i mandateve nga ana e opozitës dëmton rëndë funksionimin e demokracisë parlamentare.?Kur bëhet fjalë për dorëzimin e mandatave vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare, pasi parlamenti është vendi ku diskutoht dhe jo bojkotohet. Këto vendime janë jo produktive dhe shkojnë në kundër vendime që qytet kanë marrë me votë, dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Të gjithë anëtarët e parlamentit duhet të vijojnë të shërbejnë në parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës në këtë drejtim qëndrimi i Brukselit është ai i deklaruar edhe më herët. Opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit, kjo është një deklarata që është bërë një javë më parë dhe që vazhdon të mbetet në fuqi.?Koçijançiç u ndal edhe tek reforma në drejtësi. Ajo tha se çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur, pasi, sipas saj, qëllimi kryesor i këtij procesi është të kthejë besimin e qytetarëve tek drejtësia.?Nuk ka asnjë të dhënë që shpejtësia e vettingut po dëmton cilësinë e reformës në Drejtësi. Qëllimi është rikthimi i besimit të publikut tek drejtësia. Që prej nisjes së procesit, vettingu ka sjellë fakte konkrete në kuadër të procesit kontrollo dhe balanco dhe besoj që kjo tregon se procesi po shkon në drejtimin e duhur.?

Recommended