Ora News - Elbasan, digjet makina e policit, ishte mes të pezulluarve për nxjerrje informacioni

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Automjeti i një efektivi të policisë u dogj në Elbasan. Dyshimet e janë për një zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës. Makina ishte në pronësi të një oficeri krimesh të pezulluar disa muaj më parë nga detyra për nxjerrje informacioni rreth një operacioni ku u sekuestrua arsenal armësh.

Makina e një efektivi të Policisë është djegur në Elbasan.

Automjeti është në pronësi të Edvin Gjyli, oficer i krimeve të rënda pranë komisariatit të Elbasanit.

Ngjarja ndodhi gjatë natës ndërsa mjeti ishte i parkuar në Lagjen 28 Nëntori.

Rrethanat janë ende të paqarta, por dyshimet janë se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme që mund të lidhet me detyrën e efektivit të policisë.

Grupi i hetimor i ngritur për rastin ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë së disa bizneseve dhe po punon për të zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve në rast se provohet zjarrvënia e qëllimshme.

Edvin Gjyli, ishte një nga katër efektivët e Policisë të pezulluar nga detyra pasi dyshoheshin për nxjerrjen e sekretit hetimor mbi një operacion gjatë të cilit u zbulua një arsenal armësh të sofistikuara.

Operacioni u finalizua nga forcat speciale më 1 Korrik në aksin Elbasan-Papër, ndërsa armët dyshohet se i përkisnin një grupi kriminal.

Por gjykata e Apelit Durrës në fund të korrikut rrëzoi masën e pezullimit dhe riktheu në detyrë Edvin Gjylin, Shefin e Komisariatit të Cërrikut, Bilal Semanaj dhe vartësin e tij, shefin e krimeve Albion Xhihani.

Djegia e qëllimshme e makinave është shndërruar në një fenomen të përhapur dhe gjithmonë është lexuar si një mesazh paralajmërues për pronarin e mjetit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/digjet-makina-e-nje-efektivi-te-policise-ne-elbasan

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended