Elbasan/ Digjet makina e policit. Efektivi ishte pezulluar disa herë nga detyra
  • 4 years ago
Mjeti privat i një punonjësi policie është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit.


Ngjarja ndodhi në lagjen ?28 nëntori?, pranë banesës së efektivit të policisë Edvin Gjyli. Mjetit tip ?seat? në pronësi të tij i është vënë flaka në pjesën e parme dhe të pasme dhe për pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Policia e Elbasanit në njoftim paraprak të saj bën me dije se po hetohet në lidhje me ngjarjen dhe nëse ka lidhje me detyrën e efektivit.

Edvin Gjyli njihet si një nga 4 punonjësit e policisë i cili në Korrik të vitit 2019 u pezullua nga detyra si i dyshuar për ?nxjerrje të sekretit hetimor? të një superaksioni të Reneas ku u zbuluan një arsenal armësh të sofistikuara në Bradashesh të Elbasanit.

Efektivi është rikthyer sërish në detyrë, por nuk dihet nëse djegia e mjetit të tij ka lidhje me ngjarjen në fjalë.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike të bizneseve të zonës për të hedhur dritë mbi ngjarjen ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#DigjetMakina#TopChannel
Recommended