RTV Ora -Sulmi ndaj biznesit në Fier, autorët në arrati, makina ishte e vjedhur në Elbasan

  • 5 years ago
#rtvora
Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi me armë ndaj një biznesi në Fier mbrëmjen e djeshme. Makina që u dogj pas ngjarjes është grabitur në Elbasan ndërsa kishte targa false.

Policia e Fierit ende nuk ka autorë për të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme ndaj një subjekti tregtar nga një makinë në lëvizje e cila më pas u dogj.

Makina e përdorur për sulmin kishte targa false dhe sipas hetimeve ishte vjedhur në Elbasan.

Shkaqet e sulmit mbeten të paqarta, ndërsa pronarët e biznesit kanë thënë për policinë se nuk kanë konflikte.

Për pasojë të të shtënave u dëmtua një mjet, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Automjeti iu vu flaka në rrugën Fier-Seman, në vendin e quajtur ?Kryqëzimi i shinave të trenit?, si masë për të zhdukur gjurmët.

Por mjeti nuk arriti të digjet plotësisht, çka u ka dhënë shpresë ekspertëve të policisë për të gjetur gjurmë të autorëve brenda tij.

Brenda makinës u gjetën arma e përdorur për sulmin dhe një krehër me fishekë.

Policia thotë se po vijon ndërkohë hetimet për të zbuluar motivet e ngjarjes që rikthyen frikën e sulmeve ndaj biznesit edhe në qytetin e Fierit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sulmi-me-arme-makina-e-autoreve-me-targa-false-personat-dyshohet-te-mos-jene-nga-fieri
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended