Ora News - Theu masën e sigurisë dhe ishte në arrati, arrestohet 38-vjeçari
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia vijon operacionin policor të koduar ?Tushemishti?, ku ka shkuar në në tre numri i të ndaluarve.

Në pranga është vënë 38-vjeçari Andrea Pilici i shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

''Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar "Tushemishti", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim: A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prodhimi e shitja e narkotikëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Plagosja e lehtë me dashje" në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 26.04.2020, ku ky shtetas theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me një shtetas tjetër.

Në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë i mundur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në qytetin e Sarandës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/i-denuar-armembajtje-pa-leje-dhe-dorge-arrestohet-38-vjecari-ne-pogradec

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended