Wake Up/ Mish, plëndës... presh shqiptarët çudisin pikat doganore me çfarë fusin në valixhe
  • 4 years ago
Shqiptarët, gjatë gjithë historisë të tyre të udhëtimeve me avion, kanë spikatur për faktin marrin me vete sa më shumë produkte që të munden, ndonjëherë edhe krejt të panevojshme. Artikujt janë nga më të ndryshmit dhe ndoshta secili prej nesh mund të ketë transportuar di?ka për ta pasur nga Shqipëria ose për t'ja ?uar të afërmve që jetojnë në një vend të huaj. Disa nga këto produkte që shqiptarët i marrin me vete teksa udhëtojnë janë: mishi i gjallë, fasule, trahana, re?el, turshi, fruta të thata,vaj ulliri, bimë mjekësore, ila?e, mjaltë...etj. Jo pak herë të huajve ju ka bërë shumë përshtypje ky "zakon" i yni. Një nga rastet më të fundit është publikuar dy ditë më parë në faqen patc.com, dhe tashmë ka bërë xhiron e shumë mediave të tjera. Më konkretisht kanë qenë doganierët në aeroportin e Filadelfias në SHBA të cilët janë befasuar teksa kanë konstatuar disa produkte ushqimore në bagazhet e dy shqiptarëve. Rasti është raportuar në 19 dhjetor 2019 dhe produktet që u ndaluan ishin: mish i gjallë, qingj i therur, sal?i?e, plëndës. Ishte qeni i policisë kufitare i cili zbuloi rreth 14 kg produkte ushqimore. Më tej, gjatë një kontrolli të dytë, specialistët gjetën 6.2 kg mish të një kafshe të egër të panjohur, mish derri, kukurec të papërpunuar, 2.2 kg presh dhe 2 kilogramë gështenja. Duke bërë një kontroll të imtësishëm, mes gështenjave ata gjetën dhe dy insekte të gjalla, një tortricidae, insekt i zakonshëm në Evropë dhe një curculio, që kishte erë të keqe. Produktet u ndaluan për t'u shkatërruar më pas


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel
Recommended