Kërkesë urgjente: Plotësoni SPAK/ Në radhë për t’u zgjedhur, Elisabeta Imeraj dhe Anton Martini

  • 4 years ago
Kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë të përfundojë pushimet dimërore do të duhet që sërisht të merret me një çështje prioritare siç është Spak. Një kërkese e kryeprokurorit të Spak Arben Kraja që lidhet me strukturën e prokurorisë së posaçme pritet të mbledhë anëtarët e qeverisë së akuzës në datën 15 janar.


Prokuroria e posaçme Spak vazhdon te jete me tete prokurore të emëruar dhe dy të komanduar. ndërkohë që kryeprokurori i Spak Arben Kraja i kërkon këshillit të Lartë të prokurorisë plotësimin e vendeve vakante duke i dërguar një shkresë

Siç thonë burime të sigurta të Top Channel, Spak kërkon plotësimin edhe me dy vende të tjera të prokurorisë antikorrupsion, pas vakancës së krijuar nga largimi i besnik Muçit dhe Ndini Tavani, të cilët teksa ishin të listuar si prokurorë të Spak dhanë dorëheqjen nga ky pozicion, më pas ata u shkarkuan edhe nga vettingu. Çelja e garës nga ana e Klp do t?u japë sërisht mundësi prokurorëve të konkurrojnë, ndërkohë që nga lista e Klp presin ende vettingun Elizabeta Imeraj, dhe Anton Martini. Anita Jella dhe Doloreza Musabelliu janë konfirmuar në detyrë por nuk mund të emërohen pa kaluar afatet e apelimit të vettingut. Numri i pakët i prokurorëve të Spak mban peng ndërkohë mos ngritjen e dy departamenteve atë të hetimit të korrupsionit dhe të hetimit të krimit të organizuar të cilët do të jenë të ndarë nga njëri-tjetri.

Ndërkohë sipas një kontrate të firmosur me ministrinë e brendshme kanë nisur punimet në katin e tretë të godinës së Spak aty ku do të vendoset byroja kombëtare e hetimit.

Shumë qytetarë të pakënaqur nga drejtësia kanë dorëzuar kallëzime penale pranë Spak, shumica e të cilëve ankohen për çështjen e pronave duke hedhur dyshime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#TopChannel