Nga Gjin Gjoni, Hajdari, Elisabeta Imeraj tek Dritan Gina, njerëzit e drejtësisë që do dalin Veting
  • 4 years ago
Emra të njohur të sistemit të drejtësisë shqiptare, disa të kallëzuar për fshehje pasurie, do të dalin para Vetingut gjatë vitit 2020, për t?u njohur nga trupat gjykuese përkatëse për rezultatet e hetimit ndaj tyre për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Hetimet për disa prej tyre, ku janë angazhuar edhe përfaqësues të SHBA-BE në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, kanë nisur që gjatë vitit 2018. Gjatë javëve dhe muajve të parë të 2020, pritet të dalin para Komisionit të Vetingut gjyqtarët Gjin Gjoni, Fatmira Hajdari, Gerd Hoxha, Neritan Cena, Evjeni Sinojmeri etj. Gjyqtarët janë pjesë e një liste me 36 emra të përzgjedhur me anë të shortit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që në 11 nëntor të vitit 2018, për t?ju nënshtruar Vetingut. Më shumë se një vit kohë duket se nuk ka mjaftuar për KPK-në për përfundimin e hetimit administrativ ndaj tyre.
Recommended