Gjyqtari Gjin Gjoni jep denimin per Vehbi Alimucen (31 Maj 2000)
  • 4 years ago
Ish bosi i VEFA-s ka mbërritur sot në Gjykatën e Faktit në Tiranë për të marrë dënimin për 5 vjet heqje lirie. Pas 55 seancave gjyqësore ndaj ish bosit të VEFA-s Vehbi Alimuçaj, ky i fundit është dënuar sot me 5 vjet heqje lirie nga Gjykata e Faktit në Tiranë për veprën penale vjedhje në bashkëpunim nëpërmjet mashtrimit. Vuajtja e dënimit fillon që nga data e arrestimit 3 vjet më parë.
Trupi gjykues, Gjin Gjoni bazuar në prova ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga Prokuroria për Alimuçën dhe bashkëpunëtorët e tij për kryerje krimesh në organizata kriminale. Për katër bashkëpunëtorët e Alimuçës ka ndryshuar akuza nga vjedhje në bashkëpunim nëpërmjet mashtrimit, në pengim të zbulimit të së vërtetës.
Super çeshtja Alimuça tani kalon në Gjykatën e Apelit me kërkesën e vetë ish bosit të VEFA-s deri në momentin që kjo gjykatë do të shprehet, Alimuça do të qëndrojë në arrest shtëpie.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended