Gjyqi VEFA, pretenca për Vehbi Alimuçaj - (24 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Vehbi Alimuçaj të dënohet me 25 vjet burg. Këtë masë dënimi kërkoi sot prokuroria ndaj ish-bossit të superfirmës piramidale VEFA, gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Faktit Tiranë. Bashkë me katër të pandehur të tjerë që gjykohen në mungesa, akuza i kërkoi trupit gjykues, plot 53 vjet burg si masë ndëshkimore.

Të pandehurit akuzohen për përvetësim të shumave të mëdha në bashkëpunim me anë të mashtrimit, por edhe për krijim të bandave të armatosura. Prokuroi i çështjes Ajaz Gjeta e cilësoi Vehbi Alimuçën, si fajtorin kryesor të borxhit prej 325 milion dollarësh që firma VEFA u ka 69 mijë kreditorëve.

Në pretencën e tij prej 60 faqesh, prokurori Gjeta paraqiti një sërë akuzash duke arritur në perfundimin se drejtuesit e kompanisë VEFA, kanë vepruar si një organizatë kriminale të cilën me anë të mashtrimit mbollën papunësi në Shqipëri. Nisur nga kjo ai kërkoi nga trupi gjykues maksimumin e dënimit për katër nga të pandehurit e këtij procesi. Fjala e fundit i mbetet gjykatës për të dhënë vendimin e këtij mega procesi që zgjat prej shumë muajsh./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/