PD për shpenzimet qeveritare - (24 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Njëqind miliard lekë janë shpenzimet buxhetore të harxhuar për llogari të qeveritarëve. Kjo është shuma e publikuar sot nga Partia Demokratike. Shifër e cila sipas drejtuesve demokrat bazohet në të dhënat më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas tyre vetëm pesë muajt e fundit, vetëm për makinat e presidentit, kryeministrit, zv/kryeministres, janë harxhuar dy million marka.

Ndërsa kreu i parlamentit sipas të dhënave të PD, ka blerë vetëm për veten e tij pa llogaritur makinat e reja për një pjesë të deputetëve, tre makina të cilat i ka përplasur dhe i ka zëvendësuar me tre të reja që kapin shumën 1.1 milion marka. Edhe Bashkim Fino sipas të dhënave të selisë blu ka blerë me çmim për të reja 6 makina të miqve të tij.

Përball dyfishimit të shpenzimeve të qeveritarëve ka deklaruar Partia Demokratike pagat dhe pensionet janë stopuar në vlerën e ?96. Kjo parti ka denoncuar sot gjendjen e krijuar si dhe përdorimin abuziv të taksave dhe kontributeve që paguajn shqiptarët dhe donatorët e huaj./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/