PD reagon per ngjarjen e Lacit (25 Maj 2000)

  • 4 years ago
Partia Demokratike ka deklaruar sot se rrethimi i Laçit dhe i Mamurrasit pas marrjes peng së shefit të komisariatit bëhet për motive politike.
" Mbi 500 forca speciale të ndërhyrjes së shpejtë me maska kanë rrethur qytetin e Laçit dhe disa zona përreth dhe në mënyrë të kundraligjshme në mënyrë të bie dhe ndesh me konventën ndërkombëtare po terrorizojnë dhe po bastisin shtëpia dhe kjo është metoda e konfrontit me qytetarë. Ky veprim është një veprim për motive politike pasi ky rajon është mbështetës i fuqishëm i Partisë Demokratike dhe demokracisë në Shqipëri."
Ndërkohë në një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike kryetarja e këshillit të Rrethit të Laçit ka shpjeguar rrethanat që sollën incidentin e rëndë.
" Për mua është shkaktuar nga veprimet e shpejta të shefit të komisariatit sipas mendimit të tij për të vendosur rregull dhe qetësi. Nuk mundet që brenda një dite popullsia e një rrethi kur jemi fare të bindur se brenda një dite nuk mund të njihen shefat e sektorëve dhe të komisariatit. Po kështu do ti thoja ministrit që ti tërheqë forcat policore nga rrethi i Kurbinit sepse është e domosdoshme që të gjitha ngjarjet të bëhen në bashkëpunim me pushtetin lokal."


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/