11 mijë raste në javë me grip/ Epidemiologu: Në shkurt 'piku', masat që duhet të merrni
  • 4 years ago
TIRANË- Me uljen e temperaturave ka nisur dhe qarkullimi i gripit në vendin tonë. Janë 11 mijë persona që paraqiten në javë me infeksione respiratore. Aktualisht në qarkullim janë dy tipe virusesh, virusi i tipi A, nëntipi A/H1 dhe virusi B.

?Aktualisht ne jemi në stinën e gripit dhe në Shqipëri ashtu si dhe në të gjitha vendet e kontinentit europian dhe në vendet e tjera të rajonit, qarkullojnë dy tipe të virusit të gripit, të cilët janë nëntipi A H1 dhe virusi i tipit B. Theksojmë se të dy këto tipe të vuriseve janë të përfshira në vaksinën e gripit. Duhet theksuar që jemi në një situatë të zakonshme dhe të pritshme për stinën. Kulmi i këtyrë infeksioneve respiratore dhe kulmi i qarkullimit të gripit arrihet nga fillimi i muajit shkurt?-u shpreh epidemiologu
Recommended