Ora News - PD: Koncesioni i sterilizimit i ka marrë buxhetit 5 mln euro më shumë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Partia Demokratikë ka vijuar sot me denoncimin e koncesioneve të ndërmarra nga qeveria e Edi Ramës. Ish-deputetja e PD Oriola Pampuri akuzon kryeministrin Rama se prioriteti i tij nuk janë pacientët, por pasurimi i paligjshëm.

Sipas PD, koncesioni 10 vjeçar i sterilizimit i ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë.

Deklarata e Oriola Pampurit

Koncesioni i sterilizimit të instrumentave kirurgjikalë, njësoj si ai i chek up-it apo ai i laboratorëve, përbën një nga provat më flagrante të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës. Koncesioni i sterilizimit është dëshmi se prioritet i Edi Ramës nuk janë pacientët, por pasurimi i paligjshëm, duke u fshehur pas identiteteve fasadë , të siguruar nga Ilir Beqja.

Koncesioni i sterilizimit është vjedhje e hapur e një shërbimi që shteti mund ta kryente vetë me shumë më pak para. Që kur nisi nga funksionimi, ky koncesion 10 vjeçar i ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë, duke u bazuar në kontratën korruptive të firmosur nga qeveria e Edi Ramës.

Edhe Urdhri për të kryer më pak operacione, nga ministria e shëndetësisë me justifikimin banal dhe abuziv se janë shteruar fondet është një tjetër rast i hapur abuziv për shpërdorimin e fondeve të shëndetësisë duke ua vënë ato në shërbim të PPP ve dhe koncensioneve, për të favorizuar hapur oligarkët në kurriz të shëndetit të qytetarëve.

Kështu ulja e numrit të operacioneve bën që pacientët duhet të presin në rradhë gjë që agravon maksimalisht gjendjen e tyre.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pd-koncesioni-i-sterilizimit-i-ka-marre-buxhetit-5-mln-euro-me-shume

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended