Wake Up/ Masteshef, Ravajol Hasani: Ja pjata e preferuar e Rihanës

  • 4 years ago
Ravajol Hasani është një nga shefat shqiptarë të kuzhinës më të njohur në botë i cili jeton në Qipro. Ai ka një eksperiencë të gjatë në fushën e gastronomisë dhe ka marrë jo pak çertifikata e tituj vlerësues. Ravajoli kohët e fundit është vlerësuar nga Parisi si Ambasador i Qipros mes 100 ambasadorëve në të gjithë botën. Po ashtu me projektin e tij të ri në Tiranë ai do të firmosë menunë e tij të parë, e cila do të lançohet në muajt e parë të këtij viti. Ai mban disa çmime ndërkombëtare si ?Luga e Argjend?, ?Kapelën e Artë? dhe ?Shefi më i mirë i kuzhinës për vitin 2016?...etj. Ai ka pasur mundësinë që të gatuajë për disa personazhe të famshëm, të cilët kanë mbetur të kënaqur nga specialitetet e tij. Ndër ta mund të përmendim: Rihanna-n, Justin Trudeu, Hug Jackman, si edhe shumë këngëtarë apo aktorë grekë. Në muajin mars Ravajoli do të jetë në Çikago, SHBA i ftuar që të gatuajë për personazhe vip në një nga restorantet në listën e "Michelin Guide". Këtë eveniment e ka cilësuar si një nga më domethënësit dhe më të rëndësishmit në karrierën e tij. Ndërkohë ka vetëm tre ditë që është në Shqipëri dhe ne kemi mundësi që të bëjmë një bisedë të këndshme lidhur me arritjet e tij më të fundit nëpër botë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel

Recommended