Ora News - Akull në rrugë, kamionët për në Greqi nuk do kalojnë nga Kapshtica

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Gjatë ditës së sotme në pikën kufitare të Kapshticës nuk do të lejohet kalimi i kamionëve në drejtim të Greqisë.

Pala greke ka njoftuar se kjo bëhet për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë

"Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë, për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë. Do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë", sqaron policia kufitare.

Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/akull-ne-rruge-kamionet-ne-greqi-nuk-do-kalojne-neser-nga-kapshtica

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended