Report TV - Avokati i Etmond Muratit: Klienti im po kthehej brenda rregullave, kishte hapur sinjal

  • 4 years ago
Sapo është dhënë masa e arrestit me burg për të dy shoferët që shkaktuan aksidentin në rrugwn 'Xhanfize Keko', në Tiranë, avokati i Etmond Muratit, shoferit që udhëtonte me 'Golfin' qe po kthehejm është shprehur se do të apelojë vendimin për masën e sigurisë për klientin e tij.

Avoakti ka thënë se klienti i tij ka qenë në përputhje me rregullat e arkullimit rrugor dhe kishte hapur edhe sinjal në momentin e kthimit ndërsa shoferi tjetër ka ardhur me shpejtësi tepër të madhe duke u përplasur me të.

"Kemi shprehu mënyrën dhe mekanizmin tonë lidhur më ngjarjen e rëndë. I shprehim ndgushëllime familjarëve. Klienti im ka qenë në drejtim të rregullt dhe ka hapur sinjal. Më pas është përplasur nga mjeti tip 'Beettle'. Vendimi i Gjykatës ne nuk jemi dakord me vendimin. Ekspertiza ka përcaktuar në një far forme edhe fajtorin. Por kërkesa e prokurorisë përmban daljen e ekspertizës. Kemi patur kundërshtimet tona. Nuk përmendi fajësi të klientit tim. Momenti i ngjarjes ishte shumë i shpejtë ai ishte i tramatizuar nga kjo ngjarja dhe humbja e dy jetëve. Por lëvizja e tij ishte se pasi ka hapur sinjalin ka tentuar të kthehet. Mekanizmi i policisë gjyqësore dhe për mjetin e Edmon Muratit mjeti ka qenë në rrugë." tha avokati.

Recommended