“Cunami demokratik”/ Katalonjë, një aplikacion për të koordinuar protestat

  • 4 years ago
Një grup pro pavarësisë në rajonin e Katalonjës në Spanjë ka gjetur një mënyrë të veçantë për të organizuar protestat duke shmangur autoritetet: përdorin një aplikacion për telefonat inteligjentë.


Aplikacionin e ka vënë në përdorim grupi ?Cunami Demokratik?; qëllimi I tij është të koordinojë demonstratat në të gjithë rajonin. Objektivi më i fundit ishte ndeshja e futbollit me famë botërore El Clasico, mes Barcelonës dhe Realit të Madridit që u mbajt më 18 dhjetor.

Në ambientet jashtë stadiumit pati përleshje të dhunshme dhe loja u ndërpre pasi protestuesit hodhën në fushë topa me parulla pro-pavarësisë. ?Cunami Demokratik? nuk ka ndonjë udhëheqës që të dalë në plan të parë, dhe ata që qëndrojnë pas tij, janë anonimë. Javët e fundit grupi ka mobilizuar me mijëra protestues brenda pak minutash duke i kapur autoritetet në befasi.

?Funksionon në mënyrë të decentralizuar, në kuptimin që nuk mund të përcaktohet se kush po i nis njoftimet për protestat?, thotë profesori Enric Lujan, ekspert i shkencave politike në universitetin e Barcelonës. ?Aplikacioni është krijuar në mënyrë që të shmangë mundësinë që autoritetet të dinë se kush qëndron pas ?Cunamit Demokratik?, që është makthi më i madh, për shembull, i ministrisë të Brendshme të Spanjës?, shton ai.

Ekspertët thonë se, aplikacioni mund të përdoret edhe nga lëvizje të tjera, siç janë demonstratat pro-demokracisë në Hong Kong.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Aplikacion#Katalonja#TopChannel

Recommended