Ora News - Çifti i të moshuarve fsheh në makinë 33 kg kokainë, shikojeni si

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Ngjanin me një çift normal të moshuarish që po udhëtonin për pushimet e fundvitit por në të vërtet trafikonin një ngarkesë kokainë me vlerë miliona euro e komunikonin me celularë të super sofistikuar për të kriptuar çdo fjalë.

Autoritetet policore italiane kanë sekuestruar 33 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro.

Lënda narkotike u gjet gjatë një kontrolli rutinë rrugor në automjetin e një çifti të moshuar italianë që po udhëtonin në afërsi të qytetit të Napolit.

Kokaina e konfeksionuar në 28 pako ishte fshehur në dy vende të modifikuara enkas nën dy sediljet e pasme të automjetit që komandoheshin me telekomandë në hapje e mbyllje.

Dyshimi për një kontroll më të detajuar në automjet lindi pas nervozizmit të shprehur të drejtuesit të automjetit i cili rezultoi të kishte në zotërim dhe një celular të sofistikuar e i kriptuar për komunikime të rezervuara.

Supozohet se përdorej për të komunikuar me trafikantët për transportimin e ngarkesës me kokainë.

Çifti i moshuar italian nuk ishte përfshirë më parë në vepra penale. Bashkëshorti u vu në pranga ndësa gruaja e tij mendohet se nuk ishte në dijeni të faktit e është denoncuar nën hetim të lirë.

Videoja u sigurua nga gazetarja e Ora News, ne Rome Alba Kepi

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/cifti-i-te-moshuarve-fsheh-ne-makine-33-kg-kokaine-shikojeni-si

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/0wkDsyQ-gng
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended