Atentati, fotografia e shoferit të Tushes shpërndahet dhe jashtë Shqipërisë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Tre ditë pas ngjarjes së rëndë në Lushnje ku u sulmua me granatë krybashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, policia nuk ka arritur të kapë autorin Gëzim Saraçi. Forcat policore po kontrollojnë Fierin dhe Beratin ku dyshohet se fshihet Saraçi, ndërsa fotografia e tij është shpërndarë policive homologe me qëllim kapjen e tij.

Policia e Lushnjes dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë po vazhdojnë kërkimet për kapjen e Gëzim Saraçit i cili akuzohet si autori që hodhi granatën që plagosi në zyrë kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, së bashku me sekretaren Erisa Qalliu.

Kontrollet kanë vijuar për tri ditë në Lushnje dhe fshatrat përreth, por edhe në Fier dhe Berat ku dyshohet se fshihet Saraçi.

Fotografia e të dyshuarit është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe policive homologe, pas dyshimeve se autori mund të tentojë të largohet nga Shqipëria.

Ndërkohë është forcuar edhe siguria e krybashkiakut të Lushnjes dhe familjes së tij për të shmangur çdo akt kriminal të mundshëm.

Shpërthimi ndodhi praditen e 31 dhjetorit teksa krybashkiaku Fatos Tushe ishte bërë gati të niste ditën me një konferencë për mediat për bilancin e vitit 2019.

Autori i ngjarjes është ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi, i cili i ka hedhur në zyrë një granatë dore.

Ngjarja ka nisur fillimisht një debat mes Tushes dhe Saraçit, ndërsa më pas ky i fundit ka hedhur edhe granatën, për t'u larguar me shpejtësi.

Dyshohet se në momentin e largimit, Saraçi është ndihmuar edhe nga persona të tjerë, duke arritur ti shpëtojë arrestimit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/atentati-fotografia-e-shoferit-te-tushes-shperndahet-dhe-jashte-shqiperise

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/0wkDsyQ-gng
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended