Report TV - Atentati ndaj Fatos Tushes/ Ish-shoferi e shantazhonte me dokumente kompromentuese
  • 4 years ago
LUSHNJE - Qelizat telefonike të celularit të Gëzim Saraçit, i shpallur tashmë në kërkim për plagosjen me granatë dore të kryebashkiakut të Lushnjes, zbuluan se rreth një orë pas ngjarjes ai u lokalizua në rrethinat e Beratit. Por pavarësisht kontrolleve, Saraçi nuk është mundur të gjendet nga policia. Burime pranë grupit hetimor sqaruan se autori mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë duke u larguar drejt Beratit e ndërsa dyshimet janë se për t?ju shmangur kontrolleve të policisë, ai ka ndërruar disa automjete për t?u arratisur.

Në rrugë operative policia e Lushnjes ka siguruar informacione se Saraçi shantazhonte kryebashkiakun Fatos Tushen me dokumente kompromentuese që ai dispononte për shkak se për disa vite me radhë ka ushtruar edhe detyrën e shoferit te kreut të Bashkisë.
Recommended