“Made in China”/ Tesla prodhon makina elektrike në Kinë

  • 4 years ago
Tesla ka prezantuar makinën e parë të saj ?Made in China? çka përbën edhe një arritje të madhe për prodhuesin e makinave elektrike.


E gjithë kjo vjen ndërsa kompania e Elon Musk, synon të sigurojë një pjesë të konsiderueshme të tregut global të automobilëve. Hyrja e Teslës në kinë vjen në një kohë kur lufta tregtare ka detyruar shumë kompani të tjera amerikane të largohen nga vendi. Gjatë një ceremonie në impiantin miliarda dollarësh të kompanisë, në Shangai, 15 nga punonjësit e saj morën makinat që kishin blerë.

Dalja nga prodhimi i këtyre makinave vjen pas pak më shumë se një viti që kur fabrika nisi punën. Tesla me bazë në Kaliforni tha se donte të fillonte prodhimin e makinave para se viti i ri hënor të nisë, më 25 janar dhe tani planifikon të rrisë intensitetin e punës nga fillimi i vitit. Modeli 3 i bërë në kinë, ka një çmim prej 50 mijë dollarësh, dhe do të konkurrojë me prodhuesit lokalë të makinave elektrike si edhe me marka globale si BMW dhe Mercedes Benz.

Gjigandë amerikanë të teknologjisë, si Apple, Google, HP dhe Dell kanë filluar zhvednosjen e prodhimit nga kina në vende të tjera aziatike. Kjo pasi tarifat amerikane mbi mallrat e prodhuara në Kinë i bëjnë ato më të shtrenjta kur importohen në Amerikë. Po ashtu edhe presioni nga presidenti amerikan Donald Trump, mbi kompanitë amerikane për ta kthyer prodhimin në SHBA, ka qenë i madh. Sidoqoftë, Tesla nuk planifikon të eksportojë makinat që prodhon në Kinë, në SHBA, ku ato do të prekeshin nga tarifat. Ajo synon që këto makina të shiten në kinë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kine#Tesla#TopChannel

Recommended