Në Shqipëri, 416 makina elektrike/ Ja çfarë kërkon parku i mjeteve me zero ndotje

  • 3 years ago
Makinat elektrike po shihen gjithnjë e më shumë si një zgjidhje ekonomike dhe ekologjike në Shqipëri, një biznes që ka parë rritje të ndjeshme vitet e fundit.


Por, me gjithë përpjekjet për ta çuar para këtë sektor, mungesa e infrastrukturës shihet ende si një ndër problemet kryesore për zhvillimin e tij. Aktualisht në Tiranë numërohen shumë pak stacione karikimi për këto makina, të cilat po shtohen dita ditës.

Janë 416 mjete tërësisht elektrike sipas të dhënave të Drejtorisë së Transporteve që qarkullojnë sot në rrugët e Shqipërisë. Por, me gjithë kërkesën e shtuar dhe sanksionimit me ligj për nevojën e krijimit të njësive për karikimin e tyre, procesi për përgatitjen e infrastrukturës dhe kuadrit rregullator po ecën me ritme të ngadalta.

?Mungon kuadri rregullator, ajo që është më emergjente kullat e karikimit dhe tarifat e shërbimit. Kjo step individët dhe bizneset për të përdorur makinat elektrike në pamundësi të njësive të karikimit. Por, me rregullimin e tyre tregu nuk mund të ndalet më?, shprehet Evis Berberi, Drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë.

Sipas kreut të Agjencisë së Eficiencës së Energjisë Evis Berberi projekti pilot për vendosjen e kullave të karikimit pritet të nisë zbatimin vitin e ardhshëm.

?Jemi në fazën e studimit të fizibilitetit. Por, vitin tjetër do të nsë edhe projekti pilot për të parë nëse do ta zhvillojmë në Tiranë apo në Jug ku ka edhe fluks më të madh gjatë verës.?

Aktualisht këto makina gjejnë përdorim të gjerë tek shërbimet taksi si dhe institucionet shtetërore përmes flotave elektrike. Megjithatë, me qëllim nxitjen e përdorimit të tyre edhe nga individët qeveria miratoi këtë vit përjashtimin nga TVSH për makinat elektrike, teksa Drejtoria e Transportit nga ana tjetër ka zeruar tarifat e regjistrimit për herë të parë të tyre.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Car#Elektrike#TopChannel