Si dallohen lodrat e rrezikshme/ Inspektorët: Prindërit duhet të shikojnë etiketimin

  • 4 years ago
Inspektoriatet shtetërore kanë gjetur në tregje një sasi të madhe lodrash me përbërës të rrezikshme për fëmijët.


?Janë çuar për ekzaminim 42 kampione, rreth 80% e tyre kanë dalë problematikë pjesa më e madhe përsa i përket elementëve kimikë. Kemi lodra me përmbajte të lartë të pallateve që është një element i ndaluar tek lodrat. Ky element sjell pasoja serioze tek riprodhimi i fëmijëve?, shprehet Julian Llupo.

Prindërit para së të blejnë një lodër duhet të lexojnë etiketimin e saj. Por në vendin tonë pothuajse është e pamundur të gjesh etiketa në gjuhën shqipe. Sikur të mos mjaftonte kjo, prodhuesi kineze logon e tij të markimit e ka të ngjashme me atë të bashkimit Europian dhe kjo nuk është bërë pa qellim.

Gazetarja: Më fal sit a dalloi unë nëse një lodër është cilësor?

Shitësja: po ja merr këto origjinalet, ajo e madhja që kenë dorë nuk është e mirë.

?Është vendosur një material ngjitës mbimarkimin dhe elementët e tjerë shpjegues, i cili është i ndaluar dhe nuk duhet të tregtohet. Mallrat kineze i përdorin këto lloj inicialesh që nuk janë markim , në shumë raste nënkupton ?China Export|?, ka thënë Julian Llupo.

Sipas ekspertëve lodrat më pak të rrezikshme janë ato prej lëndës së drurit. Ndërkohë abuzimet më të mëdha bëhen me personazhet e filmave vizatimor, Kujdes një pjatë me portretin e Frozenit, apo Spidermanit mund të shkaktoj probleme serioze për shëndetin e fëmijës suaj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lodra#TopChannel

Recommended