Reparti ushtarak MCR - (15 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ky është reparti ushtarak i mbrojtjes civile MCR. Këtu kryejn shërbimin ushtarak të rinj nga e gjithë Shqipëria. Cilat janë kushtet e jetës një vjeçare në regjimentin e mbrojtjes civile, me të cilët krenohet Ministria e Mbrojtjes? Por jo tek të gjithë repartet e Shqipërisë është kështu.

Ky regjiment ka si mision dhënien e ndihmës së parë në rast fatkeqsie natyrore dhe ato të shkaktuara nga njerëzit. Në këtë repart nuk njihet arma por stërvitja me zjarrfikëse, buldozer, varka shpëtimi të cilat duhen për ndërhyrje në rast nevoje, përgatitje fizike dhe misione speciale. Shërbimi ushtarak kryet veç për mbrojtjen e repartit të tyre.

Të rinjtë që sapo kanë ardhur ndjejnë më shumë mungesën e familjes. Kalimi i periudhës së karantinës krijon mundësinë e të shkuarit në familje. Një leje e zakonshme 15 ditore dhe një herë në javë dalje në qytet.

Kolonel Bashkim Shehi tregon gjithçka tjetër që i mungon dhe duhet këtij reparti.

Kolonel Bashkim Shehi:- ?Teknika që në kemi në dispozicion është një teknikë e vjetër e viteve '70, e cila po shkon drejt një konsumimit?.

Ushtri do të thotë gjithnjë i veshur me uniformë, 24 orë në regjim të rrept fiziko-moral, jeta në një kazerm dhe urdhëro komandant./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti