Raporti i policisë, reparti Shqiponja - (9 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Puna e repartit të policisë të qarkullimit rrugor, në bashkëpunim me repartin Shqiponja, ditët e fundit ka shënuar shifra rekord të punës së tyre në disiplinimin e trafikut të kryeqytetit. Kështu policët e këtij reparti kanë arritur të vendosin gjithsej rreth 120 gjoba, që kapin shifrën rreth 160 mijë lekë të reja. Këto forca policie kanë arritur të zhbllokojnë dhe parandalojnë parkimin e makinave në trotuare, të ndalojnë personat që prishin rendin dhe qetësinë. Një pjesë e mirë automjetesh i është kontrolluar edhe dokumentacioni.

Duke vepruar në bazë të ligjit reparti Shqiponja, ka marrë masa edhe në zhbllokimin e trafikut të kryeqytetit. Në bashkëpunim më qytetarët e Tiranës keto reparte janë në gadishmëri të drejtëpërdrejt në luftën kundër të gjithë atyre që thyejn ligjin dhe qetësinë./tvklan.al