Raporti i KLSH për RTSH - (23 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Burime zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kanë sqaruar sot për Tv Klan gjithcka lidhur me skandalin finançiar në Radio Televizionin Shqiptar. Një raport prej 34 faqesh përmban të gjitha shkeljet në këtë institucion. Ky raport i është dërguar kryeministrit Meta, presidentit të republikës Mejdani, kryetarit të kuvendit Gjinushi, këshillit të përgjithshëm drejtues të RTSH. Prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi ka kërkuar ndërkaq me anë të një shkrese KLSH që ky raport ti kalojë prokurorisë për hetime.

Shkeljet më të rënda konsistojnë në diferencat e çmimeve të spoteve publicitare dhe abuzimet në tendera. TVSH është i detyruar të arkëtoj një vlerë prej 37 milion lekë prej firmës ?Magic Bingo Albania?. Në rast se kjo shumë nuk arkëtohet deri më datëm 30 mars të këtij viti, KLSH do të ngrej padi penale kundrejt personave përgjegjës. Por dhe 6 firma të tjera janë debitore ndaj RTSH. Ish-nëndrejtori i RTSH Sefedin Çela, emir I të cilit figuron në raport pohon.

Sefedin Çela:- ?Unë njoftimin edhe për masat disiplinore e kam marrë përmes medias dhe në bazë të emërtesës i kam kërkuar komisionit parlamentar të medias një takim pyetje përgjigje për të sqaruar pozicionin tim. Të njëjtën gjë do të bëj në mënyrë institucionale edhe me KLSH?.

Akuza bien dhe mbi ish-drejtorin e përgjithshëm të RTSH Ardian Klosin, i cili sipas raportit ka nxjerrë vendim për parapagim, 20 ditë para se të lidhej kontrata në cilësinë e kryetarit të entit prokurues. Për Tv Klan ish-drejtori Klosi pohonë.

Ardian Klosi:- ?Nuk kam shumë besim tek këto raporte që I vënë një palë gërshërë të gjithëve. Unë e kam thërritur KLSH që në nëntor të vitit ?98, për arsye se pashë praktik skandaloze me rreklamat. Pashë me sytë e mi se si pasuroheshin individët, duke ulur tarifat e caktuara nga ligji në mënyrë që të favorizonin firma të ndryshme?.

Në raport figurojnë një sërë emrash, vërejtjesh dhe masash për drejtues aktual të këtij institucioni si Edi Mazi por edhe për ish-drejtues të këtij institucioni si Klosi, Çela, Malja, Pollo, Minga etj, vërejtje këto qe I kanë kaluar drejtorisë së administratës publike pranë kryeministrisë./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari
Recommended