Holokausti Adolf Hitleri - (4 Mars 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pas 40 vitesh Izraeli botoi kujtimet e Adol Ajkmanit ose thënë ndryshe ustait të vdekjes. Gjatë luftës së dytë botërore Ajkman ishte krahu i djathtë i Hitlerit në shfarrosjen e gjashtë milion hebrejve europian. Ai ishte mbikqyrës i transferimit të hebrejve në kampet e përqendrimit. Pasi u zu rob ai u gjykua dhe u var nga Izraeli për veprimtarinë e tij kriminale. Dorëshkrimi i burgut i Ajkmanit rreth 1200 faqe, hedh dritë mbi historinë tragjike të Holokaustit.

Libri u shkrua në burg të Izraelit në vitin 1961, në kohën kur Ajkman priste vendimin e hetimeve. Aie titulloi librin ?Perënditë e rreme?, përshkak të zhgënjimit të tij nga nazizmi. Në rreshtat e kujtimeve të tij shkruhet se holokausti ishte krimi më i përbindshëm i historisë njërëzore. Ai thotë se ishte ndjerë i detyruar që të jepte përshtypjet e tij, sepse unë isha një nga kuajt që tërhiqnin vagonin dhe nuk mund të ikja as djathtas as majtas, thotë Adolf Ajkman.

Pas 40 vitesh i quajturi ustai i vdekjes dëshmonë për histerinë naziste, duke na kujtuar se monstra të tilla mund të vijnë sërisht në histori./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori