Laprakë prishet ndërtesa - (24 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Fadroma shkatërruese është dukur sot edhe në periferi të Tiranës. Një ndërtesë e banuar nga disa familje në lagjen Laprak është shkatërruar pas urdhrit të Policisë Ndertimore. Kërkesa për prishjen e saj është bërë nga pronari i tokës, që me një vendim gjykate i njihet e drejta e pronësisë mbi tokën.

Disa prej familjeve pas ultimatumit të bërë sot i kishin nxjerr rrubat jashtë. Kur fadroma nisi prishjen e mureve disa orendi ishin aty duke u prishur ashtu si ndërtesa. Familjarët e nxjerrë jashtë protestuan, ndërkohë që policët u shprehën se bënë vetëm detyrën. Përplasje të tilla shkak i të cilave bëhet pronësia mbi tokën kanë nxjerr në pah parregullsinë e ndërtimeve apo kushteve të banimit./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj