Sot konstituohet parlamenti i Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rreth tre muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, këtë të enjte mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Megjithëse pritet betimi i 120 deputetëve të legjislaturës së re, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.Sipas rendit të ditës të seances së sotme, pas betimit, do të kryhet edhe votimi për Kryetarin e Kuvendit si dhe e 5 nënkryetarëve. Ligjërisht, Kuvendi mund të konstituohet edhe pa marrëveshjen për qeverinë, duke zgjedhur kryesinë e re.Një ditë më parë Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti konfirmoi se posti i kryetarit të Kuvendit mund ti lihet LDK-se si pjesë e marrëveshjes dhe kompromiseve për koalicion qeverisës. Bazuar në Kushtetutën e kosovës, kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar, kështu që partia vetëvendosje pritet të propozojë kryetarin e kuvendit dhe mbetet ende e paqartë nëse partia e albin kurtit do të propozojë një emër nga radhët e ldk apo jo. Ndërsa tre nënkryetarët, propozohen nga nga tri grupet më të mëdha parlamentare, në këtë rast një nga vetëvendosje, një nga ldk dhe një nga PDK. Ndërsa dy nënkryetarët e tjerë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend .Në rast se nuk arrihet të votohet për kryesinë e kuvendit, atëherë shpalljet pushimi i kuvendit për një kohë të pacaktuar, deri në arritjen e marrëveshjes VV-LDK. Skenar ky i aplikuar në vitin 2014, kur konstituimi i Kuvendit kishte zgjatur gjashtë muaj.Në rast se arrihet këtë të enjte konstituimi i Kuvendit, vijon procedura tjetër ajo e formimit të Qeverisë së Kosovës. Sipas Nenit 95 të Kushtetutës së kosovës për zgjedhjen e qeverisë, presidenti i propozon kuvendit kandidatin për kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta formuar Qeverinë.Në bazë të Kushtetutës, kandidati për kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e legjislativit.Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave, mbi 61. Nëse përbërja e propozuar e qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre.
Recommended