Qytetarët e Kosovës votojnë sot - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova po voton për të zgjedhur parlamentin dhe qeverinë e re. Që prej orës 07.00 të mëngjesit janë hapur 889 qendra votimi, të cilat do të qëndrojnë të tilla deri në orën 19.00 të mbrëmjes. Mbi 1 milionë e 800 mijë votues zgjedhin parlamentin 120 vendesh, ndërsa në garë janë 19 parti, 5 koalicione dhe dy nisma qytetare. Procesi po monitorohen nga mbi 29 mijë vëzhgues të BE, partive politike, ambasadave dhe OJF-ve.Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11.00 pjesëmarrja ka qene e ulët, 8,35 përqind. Procesi po zhvillohet i qetë dhe pa incidente. Edhe ne veri të Kosovës nuk paraqiten probleme.Policia dhe organet e drejtësisë kanë paralajmëruar masa të rrepta ndaj atyre që përpiqen të pengojnë apo manipulojnë me votën e qytetarëve. Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie nga një qendër votimi u shpreh se pret që zgjedhjet te jenë të ndershme dhe pa dhunë. Edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova vizitoi nje qendër votimi, ku theksoi se e rëndësishme është që të zgjidhen njerëzit më të mirë.Ndërsa shefi i misionit vëzhgues të BE tërhoqi vëmendjen për numrin e madh të militantëve partiake në qendrat e votimit. Të njëjtin shqetësim ka ngritur edhe Koalicioni i organizatave joqeveritare ?Demokracia në Veprim?. Sipas prokurorisë së Shtetit, dy persona dyshohet se kanë kërcënuar një votues.
Recommended